Kryegjyqtarja e Elbasanit: Nuk e di kush i ka shpërndarë videot, unë s’kam TikTok…

0
368
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryegjyqtarja e Elbasanit, Enkeleda Kapedani, ka reaguar për herë të parë pas videove të publikuara në Tik-Tok, ku ajo shihet me makina dhe veshje të shtrenjta, apo duke sfiluar nga Gjykata.

E kontaktuar nga Fax News, Enkeleda Kapedani, thekson se ajo nuk ka Tik-Tok. Sipas saj, e gjitha është e skenuar dhe e qëllimshme per të perbaltur figurën e saj, duke shtuar se shpërndarja e videove është bërë qëllimisht. Ndërkohë në lidhje me hetimin disiplinor, që u inicua nga ILD, gjyqtarja Kapedani thotë se nuk ka asnjë koment.

Enkeleda Kapedani, u vendos në krye të Gjykatës së Elbasanit, nw Shtator të vitit 2020. Kapedani u zgjodh nga trupa gjykuese.

Pas dorëheqjes të gjyqtarit Zihni Shahu, u zgjodh Kapedani nga një votim i kryer mes gjyqtarëve të gjykatës së Elbasanit.

Gjyqtarja Kapedani, ka marrë më shumë vota se dy koleget e saj Matilda Fetau dhe Pajtime Fetahu, që konkuruan për këtë pozicion.

Enkeleda Kapedani ka marrë 4 vota, Matilda Fetau ka marrë 4 vota dhe Pajtime Fetahu, ka marrë 1 votë. Në fund fituese doli Enkeleda Kapedani. për shkak të vjetërsisë së punës me dy vite më tepër punë, në raport me gjyqtaren Matilda Fetahu.

Zjarr Tv Ad