Inspektori i Lartë i Drejtësisë (ILD), nis hetim disiplinor për gjyqtaren e Elbasanit Enkeleda Kapedani, e cila u bë virale në rrjetet sociale me videot që shpërndante në Tik -Tok.
Newsbomb.al, publikoi më herët lajmin për jetën luksoze të Kryetares së Gjykatës së Elbasanit, e cila zyrat dhe koridoret e organit të lartë të drejtësisë, i kishte kthyer në paradë për sfilata mode, me fustane dhe veshje Gucci e Prada.
“Te nderuar kolege! Zyra e Inspektorit te Larte te Drejtesise u njoh me materialet filmike te shperndara ne media mbi magjistraten Enkeleda Kapedani, kryetare e Gjykates Elbasan. Inspektori i Larte i Drejtesise Artur Metani ka urdheruar nisjen e hetimit disiplinor ndaj magjistrates per rastin”, njofton Inspektori i Lartë i Drejtësisë.
Shikoni videot që publikon në Tik-Tok gjyqtarja Enkeleda Kapedani:
Por sikur të mos mjaftonte kjo, gjyqtarja Enkeleda Kapedani shfaqet dhe në vendin e saj të punës, në zyrat e Gjykatës së Elbasanit duke bërë paradë me veshjet e saj. Është pikërisht kjo gjyqtare që ka hedhur nw gjyq NEWSBOM.AL, duke pretenduar se ne i kemi zbuluar fotot dhe tashmë e njihte gjithë pallati se cila ishte.
Videot e shpërndara prej saj janë bërë virale, për mënyrën luksoze të jetesës. Me veshje ekstravagante, firma të shtrenjta si Gucci e Prada, makinë BMW, kryegjyqtarja e Elbasanit ka arritur të marrë më shumë vëmendje se modelet dhe vajzat e showbizit shqiptar.