Rama i bën “dalje”, vizitë në Divjakë pa Erion Braçen. Zhgënjim nga rezultati i dobët në zgjedhjet e 25 prillit?

0
45
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama ka vizituar sot Divjakën, një nga destinacionet më të kërkuara nga turistët sa i takon zonës së Myzeqesë, Lushnjë-Fier. Ai ka qenë në disa kompani prodhuese të produkteve të ndryshme që janë mbështetur nga qeveria.

Mirëpo ajo që u vu re sot në vizitën e tij në Divjakë, ishte mungesa e Erion Braçes, deputetit dhe drejtuesit politik të kësaj zone. Rama kishte sot në krah ministren e Bujqësisë Milva Ekonomi, kreun e Bashkisë Divjakë, Fredi Kokoneshi dhe disa biznesmenë, por jo zëvendësin e tij Erion Braçe.

Nuk dihet se ka munguar deputeti Braçe në këtë “tur” të Ramës në Divjakë, por mund të ketë pasur së fundmi dhe një qejfmbetje ndaj tyre. Kujtojmë se në 25 prill 2021 në zonën e tij PS doli me 3000 vota më pak se në zgjedhjet e vitit 2017.

Ndërkohë, burime për Newsbomb pak ditë më parë konfirmuan se pas zgjedhjeve PS do të ketë një reformë totale, pasi drejtuesit politikë në qarqe kanë marrë një udhëzim nga qendra: të ndërrohen të gjithë kryetarët e PS-së në çdo njësi vendore të Shqipërisë. Në datë 28 maj diçka të tillë e paralajmëroi dhe drejtuesi politik i qarkut të Vlorës, Damian Gjiknuri, i cili tha se Kongresi i PS-së në 12 qershor do t’i hapë rrugë riorganizimit të partisë.

Burime pranë PS-së bënë me dije se kjo reformë vjen pas konstatimit se kryetarët e partive në njësitë vendore kanë punuar më shumë për të mbledhur vota personale për kandidatët, në vend që të punonin për partinë, duke çuar në një numër të madh votash të pavlefshme.

Zjarr Tv Ad