Matthew Palmer dhe Miroslav Lajçak i shkojnë në zyrë Vjosa Osmanit, në fokus të bisedës është “përgatitja e terrenit” për takimin Kurti-Vuçiç

0
34
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

I dërguari i SHBA-së për Ballkanin, Matthew Palmer dhe Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak janë pritur sot në presidencë nga Vjosa Osmani.

Në takimin e përbashkët, dy diplomatët e huaj pritet të bisedojnë me presidenten Vjosa Osmani çështjen e shumëpërfolur, atë të dialogut me Serbinë.

Pas takimit me Vjosa Osmanin, diplomati i SHBA-së dhe BE-së do të takohen edhe me kryeminstrin e Kosovës, Albin Kurti.

Të dy zyrtarët e huaj do të qëndrojnë në Kosovë për një vizitë tre ditore.

Arsyeja e vizitës së Mattew Palmer dhe Miroslav Lajçak, lidhet me përgatitjen për rifillimin e dialogut Kosovë-Serbi, konkretisht përgatitja e takimit mes Kurtit dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç  brenda qershorit.

Zjarr Tv Ad