“Akademia e FA po modernizohet sipas modelit amerikan”, ministri jep lajmin e mirë: Studentët do diplomohen ushtarakisht dhe në degë civile

0
26
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka dhënë sot lajmin e mirë për të gjithë studentët që angazhohen me studime në Akademinë e Forcave të Armatosura të Shqipërisë.

Ky institucion po modernizohet sipas modeleve më të mira amerikane dhe evropiane, duke i dhënë FA një hov të madh.

Peleshi me anë të një shënimi në rrjete sociale bën me dije se studentët do të diplomohen ushtarakisht dhe gjithashtu do të marrin diplomë në degë civile.

Shënimi i Niko Peleshit

Fuqizimi dhe modernizimi i Akademisë së Forcave të Armatosura sipas modeleve më të mira amerikane dhe evropiane, me fokus teknologjinë dhe cyber security është prioriteti më i rëndësishëm i Ministrisë së Mbrojtjes. Viti i ri akademik do të fillojë me disa bashkëpunime të rëndësishme të cilat do u mundësojnë studentëve të rinj pajisjen me dopio diplome, pra bashkë me diplomimin ushtarak ata do të kenë edhe nje formim në një degë tjetër civile. Entuziast nga bashkëbisedimi që pata sot me brezin e parë të bachelorit pas rihapjes së kësaj akademie.

Zjarr Tv Ad