Bamir Topi shokon me deklaratën e tij: Nëse do Berisha e heq Bashën për 24 orë, tradhtari më i madh në PD është…

0
659
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-presidenti Bamir Topi, deklaroi se Lulzim Basha ka “bekimin” e Sali Berishës. Sipas tij, ish-kryeministri ka një ndikim të fortë në vendimmarjet brenda PD-së.

Për aq sa unë e njoh, të jeni të sigurt, që edhe në këto kushte, po të donte, brenda 24 orëve Lulzim Basha nuk ka pushtet brenda PD, mjafton vetëm një fjalë e Sali Berishës. PD administrohet nga Basha, por nuk është pronar Basha” tha ai në “Quo Vadis”.

Sa u përket kandidatëve të tjerë, ai shprehu konsiderata në veçanti për Edith Harxhin.

Unë shpreh një lloj konsiderate për zonjën Harxhi, por gjithsesi vlerësimi është shumë relativ. Zotin Shehaj e kam parë një politikan të ri, që duket më larg interesave patologjike të pushtetit. Gara e vjetër janë të gjithë të varur nga Berisha”.

Topi tha se tradhtari më i madh i demokratëve është vetë Berisha.

Njerëzit e thjeshtë janë shumë idealistë. Njerëzit nuk arrijnë të kuptojnë që janë të rrethuar. Në radhë të parë, tradhtia e parë është bërë nga lidershipi politik. Tradhtinë më të madhe, demokratët e kanë pasur nga Sali Berisha. Të gjithë lidhjet e Berishës me Bashën dhe njerëzit e tjerë janë çështje që i takojnë Berishës për të mbajtur nën kontroll PD-së.” Sa i përket shpalljes “non grata” të Sali Berishës nga DASH, Bamir Topi e cilësoi një apel të fortë drejtuar politikës shqiptare, që të rikthehet në demokraci.

 

Zjarr Tv Ad