Moderatorja Arbana Osmani operon djalin: E vetmja gjë që uroj për të gjithë fëmijët është shëndet…

0
80
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

1 Qershori është Dita e Fëmijëve, prandaj lumturia reflektohet në çdo vend. Nuk ka se si rrjetet sociale të bëjnë përjashtim.

Më e fundit që ka uruar është moderatorja e njohur Arbana Osmani, e cila ka zbuluar se djali i saj i madh ka operuar bajamet.

Përmes një foto të publikuar në Instagram, ajo ka deklaruar se mendimi i saj shkon për të gjithë prindërit të cilët përballen dhe vuajnë problemet shëndetësore të të vegjëlve të tyre.

“Sot në këtë 1 Qershor (nje ditë pasi operuam bajamet me sukses) e vetmja gjë që uroj për të gjithë fëmijët është shëndet❤️ Mendimi im shkon për të gjithë prindërit te cilët përballen dhe vuajnë problemet shëndetësore të të vegjëlve të tyre. Zoti ju dhëntë forcë e durim❤️❤️ Gëzuar 1 qershorin”, ka shkruar Arbana.

Zjarr Tv Ad