Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Gazetari investigativ Artan Hoxha, ka komentuar rikthimin e çështjes së 21 janarit në prokurori, ku humbën jetën katër protestues.
Ai u shpreh se Partia Socialiste, e kishte kontaktuar kur kishte ardhur në pushtet dhe i kishte kërkuar të dhëna për drejtuesit që kanë qenë në krye të detyrës, në kohën e PD-së dhe që ishin ende në detyrë.
“Në të tre rastet e hetimeve, unë jam interesuar vetë dhe kam dërguar pamje në lidhje me ato që unë kisha, sapo PS-ja ka ardhur në pushtet më kanë kërkuar të dhëna për drejtuesit që kanë qenë në krye të detyrës në kohën e PD-së dhe vijonin të ishin sërish në krye të detyrës, menjëherë sapo kuptova një gjë të tillë unë heshta, se mua më interesonte që të zbardhej ngjarje”, – tha Artan Hoxha.