Rama dhe Soreca inspektojnë punimet në shkollat e Kurbinit/ Kryeministri: S’kanë asgjë më pak se ato të BE, Soreca: Europa është këtu…

0
20
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama, së bashku me ambasadorin e BE, Luigi Soreca ditën e sotme, kanë vizituar shkollat e reja që po rindërtohen në Kurbin, të finacuara nga Bashkimi Europian.

Soreca tha se janë dhuruar 75 milion euro për më shumë se 60 shkolla, të cilat financohen nga Komisioni Europian. “Sot jemi në Kurbin me kryeministrin dhe me miqet tanë dhe kordiantoren e OKB. Nga BE janë 75 milion euro për më shumë se 60 shkolla që janë dhuruar nga Komisioni Europian.

Sot jemi në shollën e dytë në Kurbin që po ndërtohet nga e para dhe po shikonim cilësinë e ndërtimit. Europa është këtu”, tha Soreca ndër të tjera.

Ndërsa kryeministri Rama, tha se shkollat e reja janë me të gjithë standartet Europiane.

“Projekti ku jemi këtu është pjesë e fazës së dytë, pasi jemi drejt finalizimit të parë nga qeveria. Jeni më fazën e dytë nga BE për të ndërtuar shkolla me një cilës të lartë që nuk asgjë më pask se shkollat e mia në BE. Përvec të tjerave janë shkolla me eficenc energjitike, që kursejnë energji dhe një mirkoklim më të këndshme. Dua të falenderoj të gjithë partnerët tanë, veçanërisht mikun tonë  napolitan, ambasadorin e BE,” tha Rama.

Zjarr Tv Ad