Shembet suvaja e Padiatrisë së Tiranës, raportohet për një fëmijë të plagosur

0
28
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ina Zhupa, deputete e zgjedhur e PD në 25 prill, denocon një ngjarje të rëndë te shërbimi i Pediatrisë së Tiranës. Sipas saj, suvaja e tavanit ka rënë dhe për pasojë një fëmijë është plagosur.

Ngjarja ka ndodhur vetëm pak minuta më parë bën me dije Zhupa, dhe ndan foto e mëposhtme.

Postimi i Ina Zhupës:

1 qershori ne Pediatrine Tirane!

Kushtet e spitaleve skandaloze te shendetesise rrezikuan edhe jeten e femijeve.

Tani ne spitalin e pediatrise sapo u plagos nje femije nga renia e tavanit.

Duhet hetim dhe venia para drejtesise te atyre qe rrezikojne jeten e femijeve pikerisht ne vend ku duhet te shpetojne jeten dhe shendetin.

Zjarr Tv Ad