“Fëmija” dhe një kujtesë publike për Ardit Gjoklaj

0
39
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Flutura Acka

Në parlamentin e parë pluralist të Afrikës së Jugut, më 24 maj 1994, Nelson Mandela e hapi fjalimin e tij me poezinë “Fëmija” të poeteshës afrikane Ingrid Jonker, e cila kishte luftuar gjithë jetën e vet të shkurtër për të drejtat e bashkëatdhetarëve të saj me ngjyrë, të vrarë, të dhunuar, të persekutuar nga Aparteidi. Poetesha u trondit kur pa fëmijën e vrarë në krahët e së ëmës në njërën nga protestat në Nyanga.

Fëmija

Fëmija nuk ka vdekur

Grushtin ngre fëmija pranë s’ëmës

Që Afrika! Klith, dhe th’rret aromën

E lirisë dhe shqopave,

Trojeve shpirtrrethuar.

Grushtin ngre fëmija pranë të atit

Marshit të brezave

Që Afrika! thërrasin, dhe klithin frymën

E mundimit dhe gjakut

Udhëve të krenarisë së lënduar.

Fëmija nuk ka vdekur as në Langa as në Nyanga

As në Orlando apo Shaperville

As qendrës policore në Philippi

Ku shtrirë rri prej plumbit që kokën ia ka grirë.

Hija e errët e ushtarëve është fëmija

E gardës me pushkë, autoblinda e shkopinj

Fëmija është i pranishëm në të gjitha takimet ku bëhen ligje

Fëmija përgjon përmes dritareve zemrat e nënave

Fëmija që donte vetëm të luante në rërë në Nyanga, është kudo

Fëmija që u burrërua tani nëpër gjithë Afrikën shtegton

Fëmija që u bë gjigand tani nëpër gjithë botën

pa PASS kalon.

 

Zjarr Tv Ad