Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka mori pjesë në samitin e NATO-s që u zhvillua online ditën e sotme për shkak të kufizimeve prej Covid-19.
Xhaçka bën me dije se përgëzoi Sekretarin e Përgjithshëm, Jens Stoltenberg, duke shtuar se Shqipëria mbështet konceptin e ri strategjik, i cili do të garantojë siguri për të ardhmen.
“Diskutime të frytshme sot në takimin e Ministrave të Jashtëm të NATO-s, ku përgëzova Sekretarin e Përgjithshëm, Jens Stoltenberg për agjenden ambicioze të #NATO2030.
Shqipëria mbështet konceptin e ri strategjik që do të garantojë siguri kolektive për dekadat e ardhshme. #NeJemiNATO”, shkruan Xhaçka në foton që ka publikuar në Facebook.