Spartak Braho vijon sulmet ndaj Metës: Është PUÇIST se nuk njeh Kuvendin dhe Komisionin Hetimor! Pika e ujit që derdhi gotën ishte…

0
101
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Anëtari i Komisionit Hetimor për shkarkimin e Presidentit të Republikës, Spartak Braho, një nga personat më të afërt të Metës, vijon ta sulmojë dhe shprehet i bindur se ai do të shkarkohet nga parlamenti, me më shumë vota nga sa u emërua.

I ftuar në “Frontline”, Braho u shpreh se Meta e mbushi kupën kur nuk njohu Parlamentin dhe Komisionin Hetimor, duke e quajtur puçist.

Ai u shpreh i bindur se presidenti do të shkarkohet pasi në raportin 100 faqësh numërohen 17 shkelje kushtetuese nga ana e Metës.

Spartak Braho: Është një raport 1000 faqësh që do të vulosë fatin e Presidentit. Hetimet janë ngritur në baza hetimore dhe ka shumë informacion për të bërë të mundur shkarkimin e tij.

Në parlament jam i bindur se do të votohet, për shkarkimin e tij do marrë më shumë vota se sa mori kur u emërua. Herët e parë hetimi ishte pak i nxituar i shpejtuar. E lamë të shprehej Komisioni i Venecias, dhe tha se ka bërë shkelje, por jo aq të rënda sa për ta shkarkuar.

Ndërsa këtë radhë kemi 17 shkelje të Kushtetutës. Pika që derdhi gotën ishte mosnjohja e Kuvendit që e ka emëruar, që i ka emëruar kandidaturat për organet e drejtësisë që ai vetë më pas i ka miratuar. Komisioni i Venecias e tha se Parlamenti është kushtetues, ky thotë nuk vi nuk bëj.

Nuk njeh qeverinë nuk njeh organet, nuk njeh Komisionin Hetimor.

Është puçist. Ka shkelur Kushtetutën. Unë përsa i përket Gjykatës Kushtetuese nuk mund të them, por besoj se do shkarkohet, por duhet respektuar vendimi i saj.

Zjarr Tv Ad