Gazetarja e Exit News, Alice Taylor, fitoi të martën çështjen për shpifje kundër gazetarit Mero Baze. Në vitin 2019-të, Baze publikoi disa artikuj ku ai pretendonte se ajo ishte spiune/agjente ruse, paguar nga shteti rus ose Partia Demokratike Shqiptare, se partneri i saj ishte truproja i Lulzim Bashës dhe një militant.
Ai gjithashtu, pretendoi se Exit ishte i lidhur me Partinë e Opozitës. Akuzat bënë që gazetares Taylor, të mos i miratohej leja e qëndrimit me një proces të rregullt ligjor.
Ajo ngriti padi në Gjykatën Administrative kundër policisë, Ministrit dhe Ministrisë së Brendshme mbi rastin.Çështja u zgjidh në favor të Tayor dhe asaj iu dha e drejta për të qëndruar në Shqipëri. Taylor më pas ngriti disa padi për shpifje kundër mediave që kishin shkruar dhe përhapur akuza në lidhje me të, si Shqiptarja.com, lexo.al dhe Gazeta Tema, të drejtuar nga Mero Baze. Një padi u ngrit kundër Gazetës Tema dhe një e dytë kundër vetë Bazes. Shqiptarja.com ka hequr artikujt, por refuzoi të lëshojë një përgënjeshtrim. Gjykata i urdhëroi që të publikojnë vendimin e gjykatës. Çështja me lexo.al u fitua gjithashtu në favor të Taylor në fillim të këtij viti.
Tashmë mbetet vetëm një padi në pritje kundër Alfred Pezës. Duke marrë parasysh precedentin e vendosur nga dy rastet e tjera, edhe kjo çështje pritet të ketë fatin e tyre Taylor u përfaqësua në procesin ligjor nga qendra Res Publica dhe avokatët Dorian Matlija e Irena Dule. Ata mendojnë se komentet dhe pretendimet e bëra në artikujt, synonin të merreshin si fakte dhe patën efekte të shumta të dëmshme mbi Taylor. Ato nuk ishin të natyrës gazetareske dhe as nuk përfaqësoheshin si një opinion.
Gjykatësi vendosi që Baze kishte gënjyer dhe atij iu kërkua të hiqte artikujt shkelës dhe të publikonte vendimin e gjykatës në faqen e tij. Taylor tha: “Jam i kënaqur me rezultatin. Shpresoj se do t’u demonstrojë gazetarëve të tjerë se ka rekurs kur ju njolloseni vetëm sepse po bëni punën tuaj. Ne duhet të jemi në gjendje të punojmë pa frikën se do t’i nënshtrohemi këtij lloji të “ligjërimi”. Nëse ndodh, kemi për detyrë që, para kolegëve dhe profesionit, të kërkojmë drejtësi. Gazetaria nuk ka të bëjë me denigrimin dhe nxitjen e urrejtjes, ka të bëjë me të vërtetën, diçka që Baze nuk arriti ta bënte kur shkroi për mua. ”
As Baze dhe as avokati i tij, nuk ishin në gjykatë për shpalljen e vendimit. Nuk dihet ende nëse ai do të apelojë.