Videot në ‘Tik-Tok’/ ILD kërkon pezullim dhe shkarkim të gjyqtares së Elbasanit, dorëzon në KLGJ kërkesën…

0
40
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Metani, ka dorëzuar në KLGJ kërkesën për pezullim dhe shkarkim nga detyra të magjistrates së Elbasanit Enkeleda Kapedani. Gazetarja Klodiana Lala, raportoi për “BalkanWeb” se sipas ILD, veprimet e Kapedanit diskreditojnë rëndë figurën e gjyqtarit.

Zoti Metani ka shfrytëzuar për herë të parë mekanizmin ligjor të pezullimit të një magjistrati, ndërsa ndodhet në hetim disiplinor.

Kërkesa vjen pas publikimit të një sërë videosh që gjyqtarja kishte publikuar në rrjetin social ‘Tik-Tok’, si në zyrën e saj në Gjykatën e Elbasanit, ku ishte nënkryetare në detyrë, ashtu dhe në ambiente të tjera.

Ajo mohoi publikimin e videove dhe ekzistencën e profilit të saj në “Tik-Tok”. Në një reagim, Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, i cilësonte “të pakomentueshme shfaqjet e gjyqtares së Elbasanit”.

Pas publikimit të videove, Gjonaj kërkon që të merret masa e duhur ndaj gjyqtares, si dhe t’i hetohet në mënyrë të thelluar gjendja pasurore.

 

 

Zjarr Tv Ad