Baton Haxhiu: Meta nuk është President i vendit, nuk përfaqëson as veten, as zyrën, as institucionin, e ka humbur peshën, duhet të japë dorëheqjen…

0
51
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Analisti Baton Haxhiu, ishte i ftuar në emisionin “Opinion”, ku foli lidhur me procesin e shkarkimit të Presidentit nga parlamenti, që u shpreh se Meta moralisht duhet të japë dorëheqjen nga detyra.

Sipas Haxhiut, ai e ka humbur peshën e tij dhe nuk është President i vendit.

Për mua Ilir Meta si President i vendit moralisht duhet të japë dorëheqje. Ilir Meta nuk është President i vendit, nuk përfaqëson as veten, as zyrën, as institucionin, pasi ka humb peshën e tij. Për hir të asaj që është formal presidentin e mban vetëm pesha e asaj që quhet, moment i zgjedhjes së tij, që është zgjedhur me një akt juridik. Akti moral nuk e mban. Çfarë e mban presidentin Meta? Vetëm vetja e tij e mban. Ai nuk e kupton që posti i presidentit nuk ka kuptim me Ilir Metën”, u shpreh Haxhiu.

Zjarr Tv Ad