Pse nuk e dekorove gazetën për 30 vjetor? Ironia e Ylli Manjanit: Nikollë, dekoratën e Koha Jonë e mori Vasili Laçi, pas vdekjes…

0
73
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nikoll Lesi, botuesi i gazetës “Koha Jone”, që këtë vit festoi 30 vjetorin e themelimit të saj, ditën e djeshme, i ka shkruar një letër Presidentit Meta, duke i thënë se përse nuk e kishte dekoruar gazetën.

Për këtë, me ironi shkruan dhe ish-ministri i Ylli Manjani, duke qenë se Presidenti kohët e fundit ka shpërndarë dekorata për bare, restorante, shefa gstronomie dhe partizanë që kanë vite që kanë ndërruar jetë.

“Nikollë! Dekoratën e merituar të gazetës Koha Jonë e mori Vasili… Laçi dmth… pas vdekjes. Koha Jonë është akoma gjallë”, shkruan ndër të tjera Manjani, ndërsa vazhdon duke thënë se që të marrë decorate, duhet ta ketë emrin Vasil Laçi.

“Po deshe dekoratë duhet ta kesh emrin Vasil Laçi dhe të kesh shti (qëlluar) mbi mbretin. Gazeta Koha Jonë vetëm është qëlluar nga mbretërit. Ndaj ska dekoratë”, vijon ish-ministri.

Zjarr Tv Ad