Pëllumb Pipero: Vera do jetë e qetë, por duhet bërë kujdes gjatë stinës së vjeshtës…

0
26
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Jemi në fundin e pandemisë në Shqipëri, po jo në botë, ndaj nuk duhet të jemi euforik, kwshtu është shprehur mjeku infeksionist Pëllumb Pipero, i cili gjatë një viti pandemie ka përcjellë nota optimiste.

Verën e parashikon të qetë, por u kërkon qytetarëve kujdes, pasi nuk dihet ende sjellja e infeksionit, pasi ka ende paqartësi në lidhje me mutacionet e tij.

Që nga e premtja, nuk ka pasur pacientë me Covid që kanë kërkuar të shtrohen në shërbimin infektiv dhe numri i të shtruarve është i ulët.

Raste që preken nga Covid do të ketë edhe gjatë verës, po kështu Shtatori pritet të sjellë një valë tjetër të përhapjes së infeksionit, por numri i lartë i personave që e kanë kaluar Covid, si dhe numri i personave të vaksinuar, do të frenojnë shtrimet në spitale dhe humbjet e jetëve.

Zjarr Tv Ad