Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Asambleja e Partisë Socialiste do të mblidhet sot për të miratuar projekt-vendimin për mbajtjen e Kongresit të Jashtëzakonshëm dhe analizën post-zgjedhore të zgjedhjeve të 25 prillit.
Takimi online do të mbahet në orën 17.30. Por, pak orë para nisjes së saj bëhet me dije se kryeministri dhe kryesocialisti Edi Rama nuk do të marrë pjesë në të pasi është nisur drejt Turqisë. Ai nuk do të jetë sot në mbledhjen e një prej forumeve më të larta të Partisë.
Mësohet se mbledhja e asamblesë që i paraprin asaj të Kongresit javën e ardhshme, do të drejtohet nga sekretari i përgjithshëm i PS-së Taulant Balla.