Baballarët i largoi Vetingu, fëmijët i pranon Shkolla e Magjistraturës…

0
66
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazetari i njohur, Flamur Vezaj ka bërë një koment në lidhje me Shkollën e Magjistraturës. Vezaj në një koment të gjatë në rrjete sociale shkruan se prindërit gjykatë e prokurorë janë shkarkuar nga Vetingu, ndërsa fëmijët e tyre janë pranuar nga Shkolla e Magjistraturës për gjyqtarë e Pokurorë.

Shkrimi i plotë:

Baballaret i largoje vetingu, femijet i pranon Shkolla Magjistratures per gjyqtare e prokurore! Agim Bendo u perjashtua per 15 vite nga sistemi i drejtesise pasi ju shmang vetingut me doreheqje, i biri fiton Shkollen e Magjistratures! Te njejten shkolle ka fituar edhe vajza e ish-gjyqtarit Gramoz Levanaj edhe ky i perjashtuar nga sistemi me modelin e doreheqjes! I njejti fat i ra edhe vajzes se ish-gjyqtarit Alltun Çela, e shume e shume te tjere!

Pra, Shkolla e Magjistratures, si i vetmi institucion qe “prodhon” gjyqtare e prokurore qe nga vitit 2015 ka pranuar me shumice, zyrtare te administrates se kesaj mazhorance edhe femije, vellezer, motra, mbesa e te aferm te gjyqtareve e prokuroreve te perjashtuar nga Vetingu! Ju do te thoni, cpune ka femija qe prinderit jane te korruptuar?? Dakord! Shkollimin keta femije me cfare para e mbaruan!? Sa kane ndikuar prinderit qe te vleresohen me nota te larta nga profesoret! Ndoshta ndonjeri edhe e meriton kete shkolle se e mori provimin me merite, por vetingsat shkarkuan prokurorin B.Maksutaj per shkak se babi i tij i ndjere (jo gjyqtare e prokurore) nuk i kishte justifikuar parat e fituara per shume vite si noter e avokat! Pra me kete logjike, pse femijet e ketyre duhet te pranohen nga Shkolla e Magjistratures, qe eshte kthyer ne çerdhe te partise dhe prodhues te gjyqtareve adoleshent si rasti i Kapedanit ne Elbasan!

Po drejtuesit dhe profesoret e kesaj shkolle, a kane pergjegjesi per kete apo mjafton me faktin se kjo shkolle nuk ka ndaluar prodhimtarin e gjyqtareve dhe prokuroreve! A kane pergjegjesi anetaret e KLGJ-se qe kane per detyre me i be vetingun ketyre magjistrateve te rinje!? Cfare pergjegjesi do mbajne keta dy institucione qe po i katapultojne, femijet, motrat, vellezerit, niperit e mbesat e subjekteve te larguar, dorhequr, shkarkuar nga vetingu?!? Kesaj i bie largo njerin anetare nga sistemi e fut tjetrin nderkohe qindra juriste punojne call-center, kamariere ose largohen ne emigracion! Kur do te jete mjaft, qe profesoret e kesaj shkolle te pranojne asistentet e zyrave te tyre ligjore si rasti profesor Vangjel Kostes ku tre asistentet e tij A.Shega, A.Hoxha, Gj.Baçi i beri gjyqtare e prokurore! Etj etj! Kush do e kontrolloje kete shkolle qe prej vitesh ka humbur imazhin qe kishte, pasi disa student njihen me pyetjet para dites se provimit! Gjithesesi, mos u cudisni me zv/kryetaren e tik-tokut se shume shpejt do te shihni ndonje “Kapedan” tjeter duke qellu me arme se ekspozimi i rrobave firmato dhe pushimet e luksit tashme jane bere bajat!!

 

Zjarr Tv Ad