A duhet ta dorëzojë mandatin Sali Berisha? Ish-këshilltari i tij habit me deklaratën e papritur, i lë të gjithë pa fjalë…

0
1028
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mbrëmjen e djeshme, Adri Nurellari u shpreh hapur në emisionin “Log” se ish-kryeministri Sali Berisha, duhet të largohet nga Parlamenti duke dorëzuar mandatin e deputetit, të cilin e fitoi në Zgjedhjet e 25 Prillit.

Sipas Nurellarit, nëse qëndron do të poshtërohet nga socialistët në çdo debat, duke i kujtuar Amerikën, por mbi të gjitha sipas tij do të bien edhe pretendimet e opozitës.

“Nëse kërkohet në mënyrë eksplicite, ne nuk kemi asnjë kërkesë nga SHBA, nëse vjen, atëherë duhet ta bëjë këtë gjë. Unë mendoj në parim dhe kam keqardhjen më të madhe. Berisha ka nisur një proces për pastrimin e figurës dhe peshën që ka në parti mund ta luajë rolin edhe pa qenë në parlament” – tha ai.

Pra, kjo do të thotë që të lerë mandatin? “Mua do të dhimbsej si ish-këshilltar i tij, që t’ja përmendin mëngjes, drekë dhe darkë në parlament. Do të ishte e dhimbshme dhe prekëse. Mendoj t’ja kursejë vetes këtë fat të keq. Do ta poshtëronin gjatë gjithë kohës në parlament. Do ja mbyllin gojës (shumica socialiste) në çdo pretendim për korrupsion duke i përmendur Amerikën. Unë mendoj që nuk është mirë” – tha Adri Nurellari.

Zjarr Tv Ad