Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Ditën ne sotme u zhvillua Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste, ku u miratuan disa vendime të rëndësishme, siç ishte mbajtja e Kongresit të Jashtëzakonshëm në datën 12 qershor.
Asambleja e sotme u drejtua nga Sekretari i Përgjithshëm Taulant Balla, pasi kryeministri Rama u nis paraditen e sotme drejt Turqisë dhe nuk mundi të merrte pjesë.
Edhe pse vendimet e marra ishin shumë të rëndësishme, mbledhja e Asamblesë zgjati vetëm 26 minuta dhe të vetmit që folën ishin Taulant Balla dhe Sekretari Organizativ Arben Pëllumbi.
Anëtarët e tjerë të Asamblesë vetëm kanë ngritur dorën për të miratuar unanimisht vendimet, duke mos e marrë për ansjë moment fjalën për të dhënë mendimin e tyre.