Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, ka reaguar në mënyrë ironike ndaj hetimeve që SPAK ka hapur ndaj ish-kryetares së Bashkisë Gjirokastër, Zamira Rami, që ndodhet në akuzë për shpërdorim detyre.
Manjani shkruan se ky hetim, tregon se për kundërshtarët politikë ka SPAK, ndërsa për pushtetarët ka SNUK.
Zamira Rami, kryetare e bashkisë Gjirokastër, dha lejen për shembjen e dy godinave private, për të zbatuar një projekt infrastrukture të miratuar. Për këtë veprim sipas ligjit, gjendet sot nën akuzë nga SPAK, për shpërdorim të detyrës. Erion Veliaj shembi Teatrin Kombëtar, pa leje shembje dhe pa një projekt të ri ndërtimor, por nuk i hyn gjemb në këmbë.
Idem edhe për shembje të tjera godinash private tek unaza e re, bulevardi i ri, shkozë etj… Për kundërshtarët politikë ka SPAK, për pushtetarët ka SNUK. Si ishte ai parimi i drejtësisë? BARAZI PARA LIGJIT?! E mban njeri mend këtë?!
#DrejtësiaSiDrapëri
#ReformëJoShaka