Ndërkohë që një valë atentatesh dhe eleminimesh ka përfshirë vendin dhe autorët e tyre nuk kapen, Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, në vend që të jetë në Vlorën që përgjaket çdo natë, gjen kohë që të konsultohet me Tom Doshin.
Syri.net ka siguruar një fotografi ku duken Tom Doshi, i akuzuar nga opozita dhe mediat si një nga blerësit më të mëdhenj të votave me para të dyshimta, duke biseduar në konfidencialitet me Ministrin e Brendshëm.
Pas një valë thirrjesh të ambasadores së SHBA për mospërfshirjen e Doshit dhe partisë së tij në koalicionin qeverisës, Rama deklaroi se kreu i PSD-së nuk do të përfshihej në qeveri.
Por ky përbetim qesharak nuk ka asnjë vlerë, pasi shumëkush e di që Tom Doshi në fakt i ka Ministrat e Ramës ushtarë, pa qenë nevoja që të jetë në kabinetin Rama!