Taulant Balla: Politika s’ka më punë me emërimet në drejtësi, leksioni i Blinken…

0
64
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, në seancën e sotme plenare ka deklaruar se politika nuk ka më punë në emërimet në drejtësi.

Gjatë fjalës së tij Balla tha se janë tre vakanca në Gjykatën Kushtetuese, teksa u bëri thirrje kandidatëve të aplikojnë në kohë.

“Ajo që kemi garantuar është heqja dorë nga sëmundja 30 vjeçare ku emërtesën në sistem të magjistratëve të mos e këtë më politika. Anëtari i një gjykate apo një prokuror emërohej me propozim të Prokurorit të Përgjithshëm apo të Këshillit të Lartë të Drejtësisë ku këshilltari i drejtësisë ishte Presidenti.

Ka pasur në kuvend dekrete të presidentëve të ndryshëm që mazhorancës së asaj kohe si pëlqente dhe nuk veprohej para gjykatës. Po aq e papranueshme ishte edhe qasja tjetër që presidentit si përlequ renditja e emërimeve në drejtësi ndërkohë që ligji është shumë i qartë. Ne politikanët skemi më punë me emërimin e anëtarëve të sistemit gjyqësor. Janë 3 vakanca në Gjykatën Kushtetuese, të aplikojnë në kohë kandidatët”, tha ai.

 Më tej Balla u ndal te shpallja “non grata” e ish-kryeministrit Sali Berisha nga DASH.  Balla tha se leksioni i sekretarit amerikan, Antony Blinken ishte i qartë.

“Mendjen në kokë duhet ta ketë secili. Partnerët e SHBA janë aleatë të Shqipërisë e shqiptarëve. Një sistem drejtësie i pavarur mund të garantojë një shoqëri të barabartë. Leksion i sekretarit Blinken përkundrejt atyre që kanë penguar reformën është një leksion që mendjen në kokë duhet ta kenë të gjithë”, tha Balla.

Zjarr Tv Ad