OBSH përgëzon Shqipërinë: Vendim i drejtë vaksinimi me Sinovac, do të ndihmojë ndjeshëm në përballimin e pandemisë

0
56
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Përfaqësuesi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë në vendin tonë, Gerald Rockenschaub, ka përgëzuar Shqipërinë për vendimin e marrë për vaksinimin e popullsisë me Sinovac.

Sipas tij, përfshirja e Sinovac për përdorim emergjent do ndihmojë ndjeshëm në përballimin e pandemisë.

“Mendoj se ishte një vendim i mirë sepse pavarësisht mungesës së lejes emergjente, kishte studime dhe miratimin e enteve rregullatore kineze që garantonin siguri dhe efikasitet të vaksinës. Përshirja e Sinovac në përdorim emergjent bën që çdo vend të mund ta përdorë atë, gjithashtu është një lajm shumë i mirë për Shqipërinë”, tha ai.

Rockenschaub e quajti diskriminues vendimin për pengimin e qytetarëve shqiptarë që kanë bërë vaksinën kineze për të udhëtuar jashtë vendit.

“Gjithmonë ka pasur disa rezerva kundra pasaportës jeshiles dhe gjithë atyre iniciativave për të lidhur udhëtimin me vaksinimin e popullsisë, për arsyen e thjeshtë që ne akoma kemi një numër të konsiderueshëm shtetesh ku vaksinimi nuk është akoma i disponueshëm për popullsinë.

Ndaj kjo mund të jetë e lidhur me diskriminimin kundër atyre që nuk janë aq me fat që të kenë akses për vaksinimin. Prandaj ne kemi disa rezerva për këto vende jashtme, gjithsesi këto gjëra u takojnë autoriteteve”, u shpreh Rockenschaub.

Zjarr Tv Ad