Rama tregon axhendën e bashkëpunimit me Turqinë: Në Shqipëri do të hapet filiali i Universitetit Teknik të Stambollit, në fokus edhe Shëndetësia, Turizmi dhe Kultura

0
52
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama, i cili ndodhet në Turqi për një vizitë dy ditore së bashku me disa ministra të qeverisë, me anë të një postimi në rrjetet sociale ka treguar axhendën e bashkëpunimit me Turqinë.

Ai shkruan se në Shqipëri do të hapet filiali i Universitetit Teknik të Stambollit, ndërkohë që është edhe plani për fakultetin e ardhshëm të mjekësisë pranë Spitalit Memorial Rajonal në Fier.

Gjithashtu kryeministri njofton se me fokus në Reformën e Autonomisë Spitalore, do të bëhet binjakëzimi i Agejncive të Barnave, ndërkohë që për kulturën dhe turizmin në fokus janë programet e restaurimeve të mëtejshme në Berat dhe Gjirokastër.

Postimi i Ramës:

Ankara – Takimet e sotme bilaterale çuan më tej axhendën e bashkëpunimit për:

• Shëndetësinë (me fokus reformën e Autonomisë Spitalore, binjakëzimin e Agjencive të Barnave dhe perspektivën e Spitalit Rajonal Memorial të Fierit në spital universitar)

• Arsimin, (me fokus çeljen në Shqipëri të filialit të Universitetit Teknik të Stambollit dhe planin për fakultetin e ardhshëm të mjekësisë e infermierisë pranë Spitalit Rajonal Memorial)

• Strehimin Social (me fokus reformimin e thellë të politikës sonë të strehimit)

• Kulturën e Turizmin (me fokus programin e restaurimeve të mëtejshme në Berat e Gjirokastër dhe investimet në hotelerinë me 5 yje në bregdet)

Zjarr Tv Ad