Sazan Guri paralajmëron Safet Gjicin: Nëse ka prova, do të hedh në gjyq, ja për çfarë bëhet fjalë…

0
279
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ambientalisti Sazan Guri, ka paralajmëruar se do të hedhë në gjyq kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjici.

Ky paralajmërim, vjen pas lajmeve që kanë qarkulluar prek kohësh në media se ky i fundit, ka urdhëruar punonjësit e bashkisë për të helmuar qentë e rrugës.

Ne deri tani kemi dy gjyqe penale Gjirokastrën dhe Pogradecin, do të kemi edhe një në Kukës. Do ta hedh në gjyq, në qoftë se del pakti Safetin do ta hedh në gjyq. Nëse ka provë aty do shkojmë. Janë një mijë mënyra për të vajtur tek ajo që nuk vjen kurrë që quhet helmimi.

Në të gjitha rastet do të doja të denoncoja mënyrat se si eleminohen qentë”, u shpreh Guri në “ABC.

Më tej, ai ka reaguar edhe për rastin e deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, djali 9-vjeçar, i së cilës u slumua para disa ditësh nga qentë teksa po hynte në oborrin e shkollës “Ismail Qemali”, në Prishtinë.

Ne duhet të përgatisim një shoqëri që nuk ka frikë, se frika jote është një lloj për qenin”, tha Guri.

Zjarr Tv Ad