Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme, ka njoftuar të gjithë shtetasit e huaj dhe shqiptarë se kufijtë e Shqipërisë, do të jenë plotësisht të hapur.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, MEPJ bën me dije se për të hyrë në Shqipëri, nuk nevojitet as tampon as edhe ndonjë letër tjetër të veçantë, duke i hapur kështu dyert turistëve nga e gjithë bota.
“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton të gjithë shtetasit shqiptarë dhe të huaj se për të vizituar ✈️Shqipërinë, nuk ka asnjë kufizim në hyrje, nuk kërkohet as Testi Covid-19 dhe asnjë dokument tjetër i veçantë,” thuhet në njoftmin e Ministrisë.