Lulzim Basha vijon turin e takimeve me demokratët: Nuk jemi në gjunjë, por të bashkuar më shumë se kurrë për të rrëzuar regjimin Rama-Doshi-Rraja

0
34
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i PD Lulzim Basha, është takuar sot me strukturat e Partisë në Durrës dhe Krujë. Basha u shpreh se e vetmja forcë që mund të ndalë masakrën në vend është PD, duke shtuar se gara për kryetarin duhet ta forcojë partinë dhe të mos krijojë përçarjen brenda saj.

“Pavarësisht masakrës jemi e vetmja shpresë për ndryshim. Në këtë betejë ne luftuam me vlerat tona. Ndryshe nga çdo parti tjetër ne bëjmë garë, në bëjmë konkurencë, duke demonstuar vlerat e demokracisë e lirisë. Unë ka refuzuar të merrem me konkurencën e brendshme. Ne nuk duhet të harrojmë se kush është kundërshtari jonë dhe se më ke e kemi betejën dhe ky është regjimi i Rama-Doshi-Rraja me shokë.

Përballja me këtë regjim do të kërkojë që  nga kjo garë e brendshme të dalin pikë së pari si njerëz që i respektuam vlerat brenda familjes sonë dhe së dyti të të jemi edhe më të bashkuar se ç’hymë në këtë garë. Le ta bëjmë këtë garë në testin e parë ndaj demokratëve për të treguar se nuk jemi rrëzuar, nuk jemi në gjunjë, ne jemi në këmbë. Po kështu se jemi të gatshëm të rregullojmë gjithçka që kemi në dorë”, ka thënë Basha.

Më tej, kryedemokratik ka thënë se “ky regjim” duhet të rrëzohet dhe demokratët do të bëjnë gjithçka.

Ky regjim do të rrëzohet dhe ne do të bëjmë gjithçka derisa ta rrëzojmë. Ky është një pushtet që i përket krimit. Detyra jon është të priojmë mëe vlerat tona për të kthyer demokracinë, sepse ne jemi shpresa e vetme. Ftesa ime është që të vazhdojmë se bashku deri në largimin e regjimit, deri në rikthimin e demokracisë, deri në triumfin e vlerave sepse rrugë tjetër për demokracinë, rrugë tjetër për Shqipërinë, rrugë tjetër për shqiptarët nuk ka e nuk mund të ketë”, u shpreh Basha.

Zjarr Tv Ad