Nxirrte gurë dekorativ nga Mali i Tomorit, procedohet 47-vjeçari në Berat, policia: Denonconi rastet!

0
99
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një 47-vjeçar është proceduar penalisht, pasi është konstatuar nga policia e Beratit se ka nxjerrë pllaka guri dekorative në mënyrë të paligjshme nga Mali i Tomorit.

Sipas njoftimit të policisë, shtetasit me iniciale S. Gj.(B.D)., 47 vjeç, gjatë kontrollit i janë gjetur pllaka guri dekorativ, të cilët dyshohet të jenë nxjerrë në mënyrë të kundraligjëshme në Malin e Tomorit.

Ndërkohë, policia bën thirrje qytetarëve që të denoncojnë rastet e krimeve mjedisore.

Njoftimi i Policisë/ Berat

Vijon zbatimi i planit të masave për goditjen e paligjshmërisë në fushën e mbrojtjes së territorit, si dhe për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore.

Në vijim të kontrollit të ushtruar për mbrojtjen e territorit, shërbimet e Policisë kanë proceduar penalisht shtetasin:

  1. Gj.(B.D)., 47 vjeç, pasi gjatë kontrollit në një ambient të hapur i janë gjetur pllaka guri dekorativ, të cilët dyshohet të jenë nxjerrë në mënyrë të kundraligjëshme në Malin e Tomorit, nga ky subjekt i cili rezulton i palicencuar.

Policia e Shtetit do të vijojë kontrollet për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore dhe në këtë kuadër kërkon bashkëpunimin e qytetarëve që të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë në Komisariatin Dixhital apo në numrin pa pagesë 112, duke siguruar anonimatin dhe reagim të paanshëm kundrejt shkelësve të ligjit.

Zjarr Tv Ad