Berisha “non-grata”, Olta Xhaçka përgjigjet prerë: Deklarata ishte shumë e qartë!

0
325
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka ka komentuar sot vendimin e dhënë nga sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken për shpalljen ‘non grata’ të ish kryeministrit Sali Berisha dhe familjes së tij.

Duke folur në “Kjo javë”, Xhaçka u rezervua në komente, teksa theksoi se marrëdheniet me SHBA janë ato të dy partnerëve dhe aleatëve strategjikë.

Ministrja tha se deklarata e DASH ishte e qartë dhe nuk ka vend për komente.

Nisida Tufa: Çfarë do të thotë për Shqipërinë shpallja non grata e ish-Kryeministrit Berisha dhe a ndikon kjo në marrëdhëniet Shqipëri-SHBA?

Olta Xhaçka: Unë nuk mund të komentoj nje vendim të DASH. Ajo që di t’u them se marrëdheniet me SHBA janë ato të dy partnerëve dhe aleatëve strategjikë. Është një marrëdhenie e jashtëzakonshme që ka ecur përmes demokratizimit të vendit, krah për krah me SHBA duke qenë se ata na kanë mbështetur shumë në proceset e demokratizimit të vendit, forcimit të institucioneve, demokratizimit të tyre, së fundmi, me reformën në drejtësi.

Nisida Tufa: E dinit më parë këtë lajm apo e mësuat përmes medias?

Olta Xhaçka: Nuk kisha nga ta dija sepse nuk…

Nisida Tufa: Nuk mund të komentoni këtë vendim, çfarë do të thotë kjo për një ish-Kryeministër, për një figurë të tillë politike?

Olta Xhaçka: Ajo që kemi parë dhe lexuar që ka qenë deklarata e DASH ishte shumë e qartë dhe nuk kemi çfarë t’i komentojmë.

Zjarr Tv Ad