Ademi tha se s’ka ndërtime pa leje, kreu i IKMT: Në Velipojë do shemben 15, në Ksamil janë identifikuar 30

0
342
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nis ditën e nesërme operacioni i Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit për shembjen e ndërtimeve pa leje në bregdetin shqiptar.

Ky operacion i paralajmëruar një javë më parë nga kryeministri Edi Rama do të prekë të gjithë vijën bregdetare nga Velipoja deri në Ksamil, ku janë identifikuar tashmë ndërtimet pa leje nga 1 deri në 5 kate.

Por ndërkohë që kryebashkiakja e Shkodrës deklaroi për media se në plazhin e Velipojës s’ka ndërtime pa leje, kreu i ri i IKMT-së Ajet Zyberaj thotë se janë identifikuar 15 të tilla.

Ndërsa në Ksamil janë rreth 30 objekte të planifikuara për t’u shembur.

“Nuk do të tolerojmë asnjë shkelje ligji. Nuk do të tolerojmë asnjë që toleron shkelësit e ligjit”, deklaroi Zyberi.

Zjarr Tv Ad