I shpërtheu lënda plasëse gjatë peshkimit, plagoset 44-vjeçari në Dibër

0
43
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një 44-vjeçar ka mbetur i plagosur, pasi i ka shpërthyer lënda plasëse e artizanale.

Bëhet me dije se ka mbetur i plagosur shtetasi R.H., 44 vjeç, i cili ishte duke peshkuar në lumin Drin kur i ka shpërthyer lënda plasëse, ku edhe ka mbetur i lënduar.

44-vjeçari është proceduar penalisht për veprën penale “Peshkim i ndaluar”, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i mutacionit”.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprat penale, “Peshkim i ndaluar”, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i mutacionit”, në ngarkim të shtetasit R. H., 44 vjeç, banues në Dibër, pasi duke gjuajtur peshk në lumin Drin, i ka shpërthyer një sasi lëndë plasëse artizanale, ku për pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital për ndihmë mjekësore.

Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të lartëpërmendur i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Zjarr Tv Ad