U tha se ndërroi jetë, Mirush Kabashi rrëfen i prekur si e përjetoi “lajmin e vdekjes”: Kishin qarë shumë për “ikjen time”, por më shumë…

0
236
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Aktori i njohur Mirush Kabashi ka folur rreth lajmit të djeshëm, ku në disa medie u njoftua “vdekja e aktorit”.

Ai ka rrëfyer sesi e ka përjetuar një lajm të tillë, duke thënë se e kishte kaluar me sportivitet dhe se i ka falur mediat për një gabim të tillë.

Kabashi ndër të tjera është shprehur se kishte marrë shumë telefonata dje nga të afërmit dhe miqtë e tij, të cilët i thonin se kishin qarë shumë kur mësuan lajmin e pavërtetë, por më shumë qanë më pas nga gëzimi që ai është gjallë.

Aktori ndonëse u tregua tejet tolerant ndaj atyre që përhapën një lajm të tillë, sërish ka dy fjalë për gazetarët, duke u shprehur se më parë ata duhet të rikonfirmojnë lajmin para se ta japin në ekranet televizive.

“Unë e mora me sportivitet, janë gjëra që ndodhin dhe duhet kaluar, por me thënë të drejtën nja dy mesazhe që më kanë ardhur, edhe më përpara një herë për t’u verifikuar nëse unë jam gjallë, por dhe më mbrapa për të më shprehur solidaritetin. Ishin të dhimbshme sepse thonin që kemi qarë shumë kur morëm lajmin, por kemi qarë shumë pastaj nga gëzimi, kështu e formulonte një poete nga Italia. Kemi qarë akoma edhe më tepër me lotë gëzimi, kur morëm vesh lajmin që nuk ka ndodhur.

Janë gjëra që ndodhin, jemi në një fushë që jemi bërë njerëz publikë. Është një tërheqje veshi për gazetarët, të cilët duhet ta rikonfirmojnë lajmin nga disa drejtime përpara se ta japin  në ekranet e televizionit të cilët duhet të jenë sa më të sakta, nuk lejohen të tilla gabime, gjithësesi nga ana ime falen”, është shprehur aktori Mirush Kabashi në Klan tv.

Zjarr Tv Ad