Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim, ditën e djeshme, ishte në Pogradec, ku zhvilloi disa takime, me Kryeprokurorin Olsian Çela, kryetarin e bashkisë Xhakolli, këngëtaren e njohur Ermira Babaliu, por edhe me banorë të qytetit për të dëgjuar shqetësimet e tyre, një pjesë e të cilëve i kërkuan insistimin te drejtësia e re. Shefja e diplomacisë amerikane, ka postuar në rrjetet sociale disa foto nga qyteti liqenor me banorët, ndërsa mes tyre është edhe një te shtatorja e Teto Ollgës, në fshatin e njohur për të gjithë, Tushemisht.
“Pogradeci plot hijeshi. Unë pres që të kaloj më shumë kohë në këtë vend të poetëve dhe njerëzve miqësor. Faleminderit pogradecarëve” shkruan ambasadorja në postimin e saj në rrjetet sociale pas vizitës.