Shkarkimi i Metës/ Ironia e Bujar Kapexhiut: Në një sallë të mbyllur thuren intriga, këtu hidhet valle…

0
127
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Aktori Bujar Kapexhiu, pjesë e aktivitetit të organizuar në Presidencë, për të nderuar figurat kulturore të Ansamblit të Dibrës, ka ironizuar seancën plenare të deputetëve për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.

Kapexhiu në fjalën e tij thekson se; në një sallë të mbyllur thuren intriga, ndërsa në ambientin e hapur të presidencës, këndohet dhe hidhet valle.

Ndër të tjera, ai ka theksuar se beson se dhe ato që ndodhen në sallë, do të reflektojnë dhe do të bashkohen këngëve dhe valleve.

“Në një sallë të mbyllur thuren intriga, ndërsa në këtë ambient të hapur, në këtë ditë kaq të bukur këndohet dhe hidhen valle. Kur flasim për ata nuk mund të mos qeshim dhe urojmë që ky aktivitet kulturor t’ju shërbeje edhe atyre që të reflektojnë dhe t’i bashkohen festës sonë”, ka thënë ai.

Zjarr Tv Ad