Teksa sot do të votohet shkarkimi i presidentit Ilir Meta, Elisa Spiropali ka renditur sipas saj shkeljet e kreut të shtetit.
Nga foltorja e Kuvendit, Spiropali u shpreh se Meta nuk bëri lapsuse, por nuk la gabim pa bërë. Ministrja tha se sot do të votojnë për zbritjen e tij nga karrigia e lartë shtetërore.
“Presidenti nuk bëri nja dy a tre ofendime, shitje a lajthitje. As nuk hëngri dhe bëri thërrime, apo punoi dhe bëri gabime. Po të ishin lapsuse askush nuk do ia vinte re. Nuk la gabim pa bërë. Rasti nuk është i zakonshëm, problemi i presidenti është i rëndë, ndoshta klinik dhe me pasoja. Që mund të ndreqet vetëm me masa ligjore. Kemi arsye të mjaftueshme. Faktet dhe provat për veprimet dhe sjelljet e tij, na i ka dhënë vetë presidenti. Nuk kanë të numëruar, bëmat, gjërat, ulërimat, klithmat e presidentit tonë. Presidenti u ka fyer shqiptarëve inteligjencën. Është autor i mesazhe që frymëzonte daljen në rrugë të militantëve.
Mesazhet denigruese ndaj diplomatëve të huaj si njerëz të shitur dhe të blerë, duke na rrezikuar marrëdhëniet me partnerët është tjetër veprim me pasoja të rënda. Detyroi ambasadoren ti drejtohet hapur për ti këshilluar vetëpërmbajtje. Është vetëshpallur përfaqësues i një pjesë të popullit. Presidenti ka dëmtuar autoritetin kushtetues të kreut të shtetit. Duke refuzuar anëtarë të sistemit gjyqësore, duke mos emëruar funksionarë shtetërorë. Me ndërgjegje të plotë kë dëmtuar rëndë marrëdhëniet institucionale. Me sjelljen e tij të çekuilibruar, gjuhën e padenjë.
Presidenti ka shkelur një numër herësh të drejtat dhe liritë themelore të njeriut. Ka denigruar qeverinë dhe opozitën parlamentare, duke përhapur akuza të rreme për ndërhyrje në punët e brendshme. Presidenti ka ndërmarrë akuza publike kundër ambasadës së SHBA. Ka mbajtur qëndrime publike ofensive edhe kundër përfaqësuesve të tjerë të huaj duke i akuzuar si të korruptuar. Presidenti ynë kupën nuk e ka mbushur, e ka derdhur.
Me këtë apo në këtë mënyrë me ceremoni apo duke i hequr zvarrë shqiptarët i kanë hequr qafet. Nuk jemi mbledhur që presidentin ta shajmë dhe ta pushkatojmë, por thjeshtë ta largojmë. Aq e ka tepruar sa në këtë sallë të ishte i gjithë populli s’do kishte mbetur kush pa i dhënë leksion e plotë. Zbritjen nga karrigia e lartë që e përdhosi. Mos u takofshin kurrë në raste si ky i sotmi,” deklaroi Spiropali.