Ilir Yzeiri lëshon gjuhën dhe nuk lë gjë pa thënë për Metën: Shkarkimi ishte i nevojshëm, sepse ai filloi të luajë mendsh…

0
462
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ditën e djeshme, Presidenti Ilir Meta, u shkarkua nga Kuvendi me 104 vota pro, nga detyra e lartë që mbante.

Analisti Ilir Yzeiri, i ftuar në “Top Talk”, ku u shpreh se ky vendim ishte i nevojshëm dhe se Meta shkarkoi veten me veprimet e tij.

“Politikisht, Ilir Meta u shkarkua, që kur filloi të luajë mendsh, që kur përleshej për godinën e FRD-së. Që në datën 22 prill, kur në një intervistë për një televizion lokal kundërshtoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe tha se duan të më verasin te mali me gropa. Meta, nga pikëpamja politike dhe morale, duhet të ishte shkarkuar me kohë”, tha Yzeiri.

Sipas tij, shkarkimi i Presidentit, i jep fund “aleancave të politikës së mbrapsht shqiptare:

“Ky parlament ka një meritë të madhe, se të paktën u shpreh politikisht për një figurë, që kishte dëmtuar kushtetutën, dëmtoi marrëdhënien me aleatin tonë strategjik dhe u shfaq si shpërfytyrim i institucioneve”, u shpreh ai.

Zjarr Tv Ad