Deputeti Kujtim Gjuzi, ka folur mbrëmjen e djeshme, për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta nga Parlamenti.
Ai la të kuptohej se vota e tij ishte pro, madje tha se sakrifikoi 90 minuta nga jeta e tij për Metën.
Lidhur me këtë temë dhe me një President të ardhshëm të mundshëm, Gjuzi e përjashtoi veten e tij nga ky post.
Gjuzi: Unë Metën e kam dërguar në gjykatën Kushtetuese e unë njoh shtetin e së drejtës. Meta nuk ka ikur akoma sepse duhet vota parlamentare për të shkuar në Kushtetuese. Unë e kam thënë vetë se për arsye objektive familjare nuk e meritoj postin e presidentit. Më këtë unë e mbyll. Ne jemi njerëz të oborrit, por njeri i oborrit më shumë se Rama nuk ka.
Bejto Malo: Unë kam 3-4 emisione që ti më ke thënë mua do bëhem President.
Gjuzi: Ma gjej kur e kam thënë unë këtë.