Selami Jenishehri, kryetari i partisë së pensionistëve, njëkohësisht deputet i Kuvendit të Shqipërisë, që ka votuar pro shkarkimit të Ilir Metës, u shpreh në emisionin “Të Paekspozuarit”, ku dha edhe disa sqarime shumë të nevojshme, lidhur me performancën e tij në Parlament.
Jenishehri deklaroi pak ditë më pare, se do të luftojë “për nipërit dhe mbesat pensionistë”, gafë për të cilën u vu në lojë. Por, ai ka dhënë një shpjegim, se çfarë kishte parasysh me këtë zotim për të luftuar për nipërit pensionistë. Jenishehri tha se ka pensionistë shqiptarë, që janë aq të vjetër, sa edhe nipërit i kanë pensionistë…
Ja shpjegimi i plotë:
“Unë jam 80-vjeç. Ka pensionistë edhe më të rinj, por ka pensionistë që kanë nipa dhe mbesa, që janë pensionista. Këta nuk kanë mend, të kapin gabim kot. Pensionistat kanë nipat dhe mbesa, që janë 65-vjeç. Ti dalim zot atyre.
Zoti Ylli, unë eci në rrugë me biçikletë, se më bën mirë të mbaj trupin edhe biçikleta ecën njëlloj si vetura. Këta zgërdhihen, janë budallenj. Unë kursej xhepin, shëndetin. Këta qeshin, deputeti me biçikletë. Se sipas këtyre duhet të jem me fuoristradë.
Më solli Fiks Fare, një që donte të bëhej kandidate. Këta më filmuan, më përgjuan, për të më prishur imazhin, sepse e kanë frikë Partinë time”, u shpreh Jenishehri.