Berisha “non grata”/ Shehaj: Vendim politik i DASH, s’ka fakte/ Berisha ka dhënë kontribut për orientimin e Shqipërisë drejt Demokracisë Perëndimore…

0
66
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në emisionin “Opinion”, Agron Shehaj, u shpreh se nuk dëshiron të komentojë një vendim politik të SHBA, teksa shtoi se nuk ka prova për akuzat ndaj Berishës.

Kandidati për kreun e selisë blu pohoi se nëse merr drejtimin e PD, Berisha do të jetë pjesë e grupit parlamentar të kësaj force politike. Po ashtu, Shehaj vlerësoi dhe punën e ish-kryeministrit Berisha, për orientimin e Shqipërisë drejt Demokracisë Perëndimore.

Blendi Fevziu: Cili është qëndrimin për vendimin e DASH për ndalimin e e hyrjes në SHBA të Sali Berishës?

Agron Shehaj: Kam shprehur vlerësimin historik të PD që ka një kontribut të pamohueshmë për orientimin e Shqipërisë drejt perëndimit.Nuk kam dashur të komentoj vendimin e DASH se ne nuk kemi as fakte është thjeshtë një deklaratë politike. Nuk kam thënë që nuk kam asnjë koment, por nuk kam dashur ta komentoj. Nuk e shikoj të arsyeshme të komentoj një vendim politik të SHBA. Unë mendoj që për ne është e rëndësishme të mendojmë për PD dhe për të fituar në zgjedhje.

Rakipllari: Berisha do të jetë në grupin parlamentar?

Agron Shehaj: Absolutisht, po

Zjarr Tv Ad