Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Klevis Balliu, është pyetur për kthimin e mundshëm të Sali Berishës në krye të PD-së. Balliu vlerësoi se lideri historik i Partisë Demokratike, po rrit intensitetin e aktivitetit politik. Ai shtoi se me fitoren e PD-së, fitojnë të gjithë qytetarët, ndërsa me humbjen e PD, humbin të gjithë qytetarët.
Deklarata e Balliut:
“Deklarata e liderit historik të PD-së, ishte e qartë se ai do të rrisë intensitetin e aktivitetit të tij politike. Sot fitorja e PD është fitore e të gjithëve dhe humbja e PD-së është humbje për të gjithë. Rama do të zhbëjë historinë e vendit, ai ka vetëm interesin e perandorisë së tij financiare në kurriz të qytetarëve të varfër e të vuajtur të Shqipërisë”, shprehet Balliu.