Rudina Hajdari takon në New York kongresmenin Eliot Engel: Risollëm në kujtesë ngjarjet e së shkuarës dhe biseduam gjatë për të tashmen dhe të ardhmen…

0
197
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputetja e Kuvendit të Shqipërisë, Rudina Hajdari, ka takuar në New York kongresmenin amerikan, Eliot Engel, mikun e madh të shqiptarëve që ka një kontribut të vyer në lirinë e Kosovës.

Hajdari ka pasur dhe eksperienca profesionale me të gjatë kohës së saj në Kongresin Amerikan. Me anë të një shënimi në rrjete sociale, deputetja zbulon se diskutuan shumë nga ngjarjet e së shkuarës, folëm për të tashmen e për të ardhmen.

Në foton e publikuar nga Hajdari në Facebook, shihet ajo me kongresmenin Engel dhe bashkëshorten e tij.

Shënimi i Rudina Hajdarit

Kënaqësi të ritakoja në New York kongresmenin Eliot Engel dhe njëkohësisht një nga miqtë më të mirë që Shqipëria ka patur në Kongresin Amerikan. Ndihem me fat që kam punuar me të përgjatë eksperiencës time në Kongresin Amerikan. Risollëm në kujtesë disa nga ngjarjet e të shkuarës dhe biseduam gjatë për të tashmen dhe të ardhmen.

Kongresmeni amerikan ka ngitur fort zërin për kauzat shqiptare ndër vite dhe është një ndër kontribuesit kryesor në lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Konsiderohet nga të gjithë si “mik i shqiptarëve”. Ai ka qenë një avokat i palodhur dhe zë i fuqishëm i shqiptarëve në Kongresin Amerikan, jo vetëm si kryetar i Komisionit të Marrëdhënieve me Jashtë. Engel ka bërë përpjekje të palodhura për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të shkëlqyera shqiptaro-amerikane dhe lidhjes tonë transatlantike.

Zjarr Tv Ad