Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, në një postim në rrjetet sociale u ka bërë thirrje anëtarëve të Partisë Demokratike që të dalin të votojnë masivisht në zgjedhjet për kryetarin e ri të partisë që do të zhvillohen ditën e nesërme.
Ai thotë se në këtë mënyrë PD do të tregojë forcën dhe vlerat që karakterizojnë familjen e madhe politike të PD-së.
“Nesër, datë 13 Qershor 2021, nga ora 08:00 – 19:00, në ambientet e selive të PD në gjithë Shqipërinë, do të zhvillohen votimet për zgjedhjet e brendshme statutore për Kryetar të Partisë Demokratike.
Për të treguar forcën tonë dhe vlerat që karakterizojnë familjen tonë politike, ftoj të gjithë anëtarët e Partisë Demokratike të marrin pjesë masivisht në këtë proces të rëndësishëm”, shkruan Bardhi.