Rikthimi i Berishës në krye të PD, Balliu: Lajm pozitiv, ai është institucion më vete

0
176
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-deputeti i partisë Demokratike, Klevis Balliu ka komentuar situatën politike në Partinë Demokratike dhe zgjedhjet që do të mbahen ditën e nesërme për kreun e ri të PD-së.

Ndër të tjera Balliu u ndal edhe tek deklarata e ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili tha se do të kthehej më aktiv në politikë, teksa nuk përjashtoi rikthimin e tij në krye të Partisë Demokratike.

Ai e cilësoi këtë deklaratë si një lajm të mirë për të gjithë shqiptarët, pasi sipas tij, Sali Berisha është institucion më vete.

Berisha tha qartë se do të rriste aktivitetin e tij politik. Ky është një lajm i jashtëzakonshëm dhe pozitiv.

Sali Berisha është institucion, jo vetëm demokratët por edhe të gjithë shqiptarët e dinë se edhe ato pak hapa janë bërë falë lidershipit të PD. Unë do të mbështes gjithkënd që lufton kundër regjimit.

Rritja e aktivitetit politik të Sali Berishës, është në favor të demokracisë së vendit. Sepse demokracia është goditur thellë vetëm për shkak të nipërve dhe mbesave nostalgjikë të komunizmit”, tha Balliu në Fax News.

Zjarr Tv Ad