Marrëveshja për 5G/ Sekretari Blinken: Vlerësojmë lidershipin tuaj. Kryeministri Rama: Të mos lejojmë ndërhyrjen e aktorëve të tretë

0
109
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama është takuar këtë të diel me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Anthony Blinken, me të cilin ka finalizuar nënshkrimin e marrëveshjes për koordinimin e teknologjisë 5G mes ShBA dhe Shqipërisë.

Në një konferencë për shtyp, Anthony Blinken ka vlerësuar Kryeministrin Rama për lidershipin e tij, ndërsa Kryeministri Rama ka vënë theksin te nevoja për të mos lejuar aktorë të tretë, që ndonjëherë janë dashakeqës, të kompromentojnë marrëveshjen.

Blinken: Faleminderit, shumë e rëndësishme për punën që kemi bërë së bashku. Po vendosim shembull të fortë për nevojën që kur bëhet fjalë për rrjetin e teknologjisë të punojmë me persona të besuar. Jemi mirënjohës që SHBA dhe Shqipëria kanë bërë së bashku në fusha të caktuara, si Dedfender 21. Mezi presim të merrni vendin tuaj në sigurinë e OKB. Ky partneritete do të mbahet mend gjatë. Faleminderit për mbështetjen, e vlerësojmë shumë, varetë.

Rama: Është një moment shumë i rëndësishëm, sepse ju e dini se e kemi marrë këtë nismë prej kohësh, duke i kërkuar edhe vendeve të rajonit të bëhen pjesë. Të gjithë së bashku të bëhemi pjesë të një korridori të sigurtë komunikimi. Ta vëmë këtë korridor shërbimesh në duart e institucioneve shqiptare dhe të mos lejomë që të komprometohet nga aktorë të tretë që ndonjëherë janë dashakeqës. Është krenari për Shqipërinë që të jetë krah jush dhe SHBA-ve, përherë. Faleminderit shumë për këtë dhe shpresoj që së bashku do i bindim miqtë të tjerë në Rajon.

Zjarr Tv Ad