Ditën e sotme, Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela, ka raportuar në Kuvend lidhur me veprimtarinë e institucionit që drejton. Pas raportimit të bërë nga Çela, deputeti Myslym Murrizi, ka bërë një pyetje drejt prokurorit të Përgjithshëm, ku i kërkon të dijë nëse ka informacion lidhur me nisjen e hetimeve, për denoncime të ardhura nga dogana e Durrësit, si pasojë e plehrave kimike që transportohen nga Shangai.
Në përgjigjien e tij, Çela i tha se nuk kishte informacion lidhur me këtë çështje dhe se nuk kishte akses tek materialet e këtij hetimi.
Myslim Murrizi: A ka kallëzim nga doganat në prokurorinë Durrës? Kemi denoncime për helmime nga plehra kimike që vijnë nga Shangai? Keni denoncime për plehra kimike që depozitohen në tokë? Pasi ka pasur edhe shkarkime nga dogana për shkak të kësaj teme.
Olsian Çela i përgjigjet: Nuk kam informacion, nuk kemi akses tek materialet e këtij hetimi.