Kryeprokurori Çela: Ka nevojë urgjente për më shumë prokurorë dhe gjyqtarë , numri i dosjeve “stok” është i lartë

0
24
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela ditën e sotme në Kuvend ka raportuar gjendjen e kriminalitetin në Shqipëri përgjatë vitit 2020. Ai tha se vendi ka nevojë për më tepër prokurorë dhe gjyqtarë të rinj, ndërkohë që shtoi se duhet bërë akoma më shumë punë në drejtim të luftës kundër pastrimit të parave.

“Ka nevojë për një rritje urgjente të numrit të prokurorëve dhe gjyqëtarëve pa diskutim. Ka një rënie të kërkesave të urdhërit penal që prokuroritë kanë pasur gjatë 2020. Është një nga objektivat tonë për 2021 për të analizuar këtë. Ngelet shumë për tu bërë një drejtim të luftës kundër pastrimit të parave  ka nevojë për rritje të numrit të personave të dënuar dhe të konfiskimeve”, tha Çela.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve, Çela shtoi se dosjet kriminale “stok” janë relativisht të larta dhe për këtë arsye ka nevojë për një rivlersim nga Policia e Shtetit.

“Për shkak të kopetencës që ka Prokuroria në momentin e pezullimit të një dosje është në kopetencën e Prokurorisë për zbulimin e autorit. Prokuroria hyn në këtë fazë kur Policia i paraqet fakte që ka indicje për zbulimin e autorit. Unë nuk mund të flas për çështje konkrete por mund të them që vlerësimi i materialeve që policia ka për zbulim të autorëve ka qenë gjithmonë  prioritet dhe do mbetet prioritet. Por, duket thënë që stoku i dosjeve është relativisht i lartë  dhe ka nevojë nga Policia e shtetit për një rivlersim të këtyre dosjeve dhe do do i japim të gjithë mbështetjen e duhur”, shtoi ai.

Zjarr Tv Ad