Aksidentoi rëndë 24-vjeçaren, Gjykata e Tiranës jep vendimin për Jehon Breçanin…

0
278
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjykata e Tiranës, ka lënë në burg Jehon Breçanin, i cili katër ditë më parë, aksidentoi një 24-vjeçare në zonën e Kinostudios. 19-vjeçari ishte duke ecur në këtë zonë me shpejtësi tej normave të lejuara, e për pasojë humbi kontrollin e mjetit duke aksidentuar 24-vjeçaren Xhesina Gega, ku humbi dhe këmbën.

Breçani pasi humbi kontrollin fillimisht u përplas me një mur, e më pas me një pemë, ku  goditi edhe 24-vjeçaren e cila ndodhej në trotuar. Pas aksidentit 19-vjeçari u shoqërua në ambientet e Komisariatit nr.4, ku pas veprimeve hetimore u arrestua për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Ai iu nënshtua edhe testit të alkoolit, por nuk rezultoi të ishte nën efektin e pijeve alkoolike. Dyshohet se kur është aksidentuar ka qenë me shpejtësi të lartë.

Zjarr Tv Ad